98.The Evidence

  1. Ata të cilët mohuan, nga pasues të librit dhe politeistët, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qartë
  2. Një Profet nga All-llahu i cili lexon broshura të pastërta
  3. Ku ka norma të drejta e stabile
  4. Dhe ata të cilëve u qe dhënë Libri nuk u ndanë dei atëherë kur u erdh argumenti i qartë
  5. Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edh të japin zeqatin, e ajo është fe stabile
  6. Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia
  7. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata janë, njëmend, krijesat më të mira
  8. Shpërblimi i tyre, te Zoti i tyre, janë xhennete të Adënit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të mbesin të banojnë përgjithmonë. All-llahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Te. Ajo është për ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet