96.The Clot

  1. Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar
  2. Krijoi njeriun prej një rrëcke
  3. Lexo! Se është fisnik Zoti yt
  4. I cili e mësoi me pendë
  5. E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur
  6. Me të vërtetë njeriu është bukëshkelë
  7. Sapo e ndien vetën të pasur
  8. Por do të kthehen tek Zoti yt
  9. A e pe atë që pengonte
  10. Një njeri deri sa po falej
  11. Më trego: a është ai në rrugë të drejtë
  12. Apo kërkon devotshmëri
  13. Tregom, nëse ai përgënjeshtron dhe kthen kryet anash
  14. A nuk e di se All-llahu sheh
  15. Po, si jo?! Nëse nuk heq dorë do ta zëmë për bishtaleci
  16. Bishtalecë të rrejshëm dhe të gabuar
  17. Dhe ai le t’i thërret shokët e vet
  18. E Ne do të thërrasim zebanitë
  19. Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd