93.The Morning Hours

  1. Pasha drekën
  2. Edhe natën kur mbulon
  3. Zoti yt nuk të ka lënë pas dore dhe nuk të ka urrejtur
  4. Bota e ardhshme është, njëmend, më e mirë për ty se kjo botë
  5. Dhe Zoti yt me siguri do të japë ty, e do të jesh i kënaqur
  6. A nuk ishe bonjak, e ai të ofroi strehim
  7. Dhe ishe i humbur, e ai pra, të përudhi
  8. Ke qenë edhe i varfër, e të bëri të pasur
  9. Prandaj bonjakun mos e nënçmo
  10. dhe lypsin mos e refuzo
  11. Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko