92.The Night

  1. Pasha natën kur mbulon
  2. Pasha ditën kur agon
  3. Dhe çka e ka krijuar mashkullin dhe femrën
  4. Mundi juaj, njëmend, është shumëfarësh
  5. Sa i përket atij që jep edhe ruhet
  6. Edhe e dëshmon më të bukurën
  7. Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim
  8. Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet
  9. Dhe e përgënjeshtron të bukurën
  10. Atij do t’ia lehtësojmë (rrrugën) në vështërsi
  11. Dhe pasuri e tij, kur të shkatërrohet, nuk do t’i bëjë dobi
  12. Është detyrë jona të përudhim
  13. Dhe vetëm neve na takon ajo edhe kjo botë
  14. Prandaj u kam tërhequr vërejtjen me zjarr të këndellur
  15. Aty nuk digjet tjetërkush përveç fatziut
  16. Ai i cili mohon dhe kthen shpinënn
  17. Do të jetë larg tij ai i cili ruhet
  18. Ai i cili jep (sadakë) nga pasuria e vet, e pasurohet
  19. Dhe jo atij prej të cilit do të shpërblehet me ndonjë dhunti
  20. Por vetëm që të përfitojë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm
  21. Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet