91.The Sun

  1. Pasha diellin dhe shkëlqimin e tij
  2. Pasha hënën kur atë e ndjek
  3. Pasha ditën kur ai shëndrit
  4. Pasha natën kur e kaplon
  5. Pasha qiellin dhe gjithçka e ndërton
  6. Pasha tokën dhe atë çka e zgjeron
  7. Pasha shpirtin dhe atë çka e lartëson
  8. Ia bëri të ditur mospëruljen dhe devotshmërinë
  9. Ka shpëtuar vetëm ai që atë e pastron
  10. Ka mbaruar ai, i cili e deformon
  11. Themud përgënjeshtroi për shkak të tërbimt të tij
  12. Kur u ngrit një fatzi
  13. U tha atyre Profeti i All-llahut: “Lëreni deven e All-llahut edhe te rendi i ujit”
  14. Por ata nuk i besuan por e prenë atë (deven), e Zoti i tyre, për shkak të mëkatit të tyre, i rrafshoi ata
  15. Pa iu frikësuar pasojave të tij