29.The Spider
- Alif Lam Mim
- A mendojnë njerëzit se do të lejohen të thonë “ne besojmë” e të mos vihen në sprovë
- Ne i kemi vënë në sprovë edhe përpara tyre, se All-llahu me të vërtetë i di ata që flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë
- A mendojnë, ata, të cilët, bëjnë vepra të këqija, se do të na shpëtojnë (fshihen)? Sa keq po gjykojnë
- Kush shpreson të takohet me All-llahun – me siguri Dita e premtuar do të vijë; Ai i dëgjon të gjitha dhe di shumë
- Ai që lufton, bën luftë për vete, sepse All-llahu, pa dyshim, është i pasur edhe pa të tjerët
- Atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’ua mbulojnë sjelljet e tyre të këqija, kurse për veprat që i kanë bërë, me siguri, do t’i shpërblejnë me shpërblim më të mirë
- Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, por, nëse ata të shtrëngojnë që Mua të më bësh ndonjë shok, për çka ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo! Te unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju informoj se çka keni punuar
- Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’i radhisim ndër të mirët
- Ka njerëz që thonë: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e pëson për hirë të All-llahut, ngatrresën e njerëzve e trajton si dënim të All-llahut. Po nëse vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, me siguri ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Vallë, a nuk e di All-llahu se ç’ka në krahërorët e njerëzve
- All-llahu gjithsesi i njeh ata që kanë besuar, por i di me siguri edhe hipokritët
- Mosbesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Pasoni ju rrugën tonë se mëkatet tuaja do t’i bartim ne!” Mirëpo, ata s’do t’ua bartin asnjë mëkat të tyre, ata vetëm gënjejnë
- Ata me siguri do të bartin barrën e vet, por bashkë me të edhe shumë të tjera, dhe pa dyshim për atë që shpifin në ditën e gjykimit, do të merren në pyetje
- Ne ia dërguam Nuhin popullit të vet ku ai kaloi me ta njëmijë pa pesdhjetë vjet, e pastaj i mbuloi vërshima e ujit si mizorë
- Por ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin në anije, dhe këtë e bëmë argument për tërë botën
- Edhe Ibrahimi i thoshte popullit të vet: “Faluni vetëm All-llahut dhe vetëm Atij frikësohuni, ajo është më së miri, ta dini”
- Ju adhuroni, në vend të All-llahut, idole dhe trilloni gënjeshtra. Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, nuk kanë mundësi t’ju furnizojnë; Pra kërkoni furnizim prej All-llahut, adhurone dhe falënderoni Atij! Tek Ai do të ktheheni
- E në qoftë se ju përgënjeshtroni, po edhe para jush popujt kanë përgënjeshtruar, kurse Profeti s’ka tjetër (detyrë) përpos të predikojë haptazi
- A nuk e shohin ata se All-llahu zë fillin e krijimit, pastaj e përsërit atë; për All-llahun kjo është, vërtet, lehtë
- Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se si e ka filluar të krijuarit, që pastaj, atë, All-llahu e rikrijon. Me të vërtetë All-llahu është i fortë për çdo gjë
- Dënon atë që do dhe mëshiron kë të dojë, dhe Atij do t’i dorëzoheni
- Ju nuk jeni mrekulli as në tokë as në qiell, dhe ju nuk keni, përveç All-llahut, mbrojtës as ndihmës
- Kurse ata që mohuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, ata i kanë çuar duart nga mëshira ime – dhe ja, ata i pret dënim i dhembshëm
- Kurse përgjigja e popullit ishte vetëm: “Vrajeni ose digjeni!” Por All-llahu e shpëtoi nga zjarri. Këtu ka, njëmend, argumente për popullin që beson
- “Ju, tha ai, në vend të All-llahut, nga dashuria juaj ndaj kësaj bote, keni përqafuar idolet, e pastaj, në Ditën e gjykimit nuk do t’i besojnë njëri-tjetrit dhe do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Vendbanimi juaj do të jetë zjarri dhe askush nuk do t’iu ndihmojë”
- Atij (Ibrahimit) i besoi vetëm Luti dhe tha: “Unë po shpërngulem atje ku më urdhëron Zoti im, sepse Ai është, me të vërtetë, i fuqishëm, i urtë”
- Dhe ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë profetësi dhe Libër; dhe atij i kemi dhënë shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër, me siguri, do të jetë nga të mirët
- Edhe Lutin që i tha popullit të vet: “Ju bëni amoralitet që përpara jush askush në botë nuk e ka bërë
- A me meshkujt keni kontakt seksual duke i sulmuar në rrugë? Dhe në tubimet tuaja bëni mbrapshti?” përgjigja e popullit të tij është: “Le të na godasë dënimi i All-llahut nëse flet të vërtetën”
- “Zoti im! – tha ai, - më ndihmo kundër popullit shkatrrimtar!”
- Dhe kur të dërguarit tonë i sollën Ibrahimit lajmin e gëzueshëm, i thanë: “Ne do t’i shfarosim banorët e këtij qyteti, sepse banorët e tij janë kriminelë
- “Aty është Luti, tha (Ibrahimi). “Ne e dimë shumë mirë kush është aty, i thanë ata. Ne atë, dhe familjen e tij, do ta shpëtojmë, përveç gruas së tij. Ajo do të mbes me ta”
- Dhe kur i erdhën Lutit të dërguarit tanë, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua. “Mos ke frikë as mos u bën merak, i thanë ata – ne ty dhe familjen tënde do ta shpëtojmë, përveç gruas tënde; ajo do të mbesë me ta
- Kurse mbi banorët e këtij qyteti, për shkak se janë mbrapshtanë, do të lëshojmë dënim të tmerrshëm nga qielli”
- Dhe prej tij kemi lënë gjurmë të qarta për ata që kanë mendjennnn
- Kurse në medjen vëllaun e tyre Shuajbin, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun dhe shpresoni për Ditën e fundit, ndërsa në tokë mos bëni ngatërresa!”
- E përgënjeshtruan, prandaj i përfshiu dridhja dhe gdhinë të ngrirë në shtëpitë e tyre
- Kurse Adit dhe Themudit – mbeturinat e shtëpive të tyre duken qartë – djalli ua zbukuronte veprat e tyre, - andaj edhe pse i shihnin, i largoi prej rrugës së drejtë
- Edhe Karunit, Faraonit dhe Hamanit, Musa u solli argumente të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në tokë, mirëpo nuk shpëtuan (prej dënimit)
- Dhe të gjithë i kemi dënuar sipas mëkateve të tyre: disa i shfarosëm me furtunë përplotë rërë, disave u lëshuam një zë të tmerrshëm, disa i shafitëm në tokë, kurse disa i përmbytëm. Atyre nuk u ka bërë All-llahu padrejtësi, por ata i bënë krim vetvetes
- Shembulli i atyre të cilët, përveç All-llahut, marrin mbrojtës i ngjajnë shembullit të marimangës; Ajo i thurë vetvetes shtëpi, por në të vërtetë shtëpia më e dobët është shtëpia e marimangës, ta dini
- All-llahu e di mirë se kujt, në vend të tij, i falen ata, por Ai është i fortë, i urtë
- Ata shembuj ne ua paraqesim tërë njerëzve, or i kuptojnë vetëm ata që dinë
- All-llahu me arsye i ka krijuar qiejt dhe tokën; Në ta, me të vërtetë ka argument për besimtarët
- Prediko çkado që të shpallet nga Libri dhe kryeje faljen! Falja me të vërtetë të pengon nga amorali dhe nga çdo gjë e keqe; të përmendurit (falja) e All-llahut është më e madhe, ndërkaq All-llahu e di se çka bëni
- Dhe me ithtarët e Librit diskutoni në mënyrë më të mirë, përveç atyre të cilët janë tiranë, dhe thuani: “Ne besojmë në atë që na shpallet neve dhe në atë që u është shpallur juve, se Zoti ynë dhe Zoti juaj është – Një, dhe ne atij i dorëzohemi”
- Gjithashtu ne ty të shpallëm Librin, por disa prej tyre të cilëve u kemi dhënë Libër, i besojnë këtij, por edhe prej këtyre ka që i besojnë. Kështu pra argumentet tona i kontestojnë vetëm mosbesimtarët
- Ti nuk e ke lexuar asnjë libër para këtij, as që e ke shkruar me dorën tënde të djathtë, sepse do të dyshonin ata që flasin gënjeshtra
- Këto janë argumente të qarta në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria; sepse argumentet tona vetëm tiranët i kontestojnë
- Dhe thonë: “Pse nuk i është dërguar nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm të All-llahut, kurse unë jam vetëm predikues i haptë”
- A nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin, i cili u lexohet atyre? Në atë ka, me siguri, mëshirë e mësim për popullin i cili beson
- Thuaj: “All-llahu mjafton për dëshmitarë njdërmjet meje dhe juve. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë; ndërsa ata që besojnë në gënjeshtra e nuk i besojnë All-llahut, - ata janë të humbur
- Ata kërkojnë prej teje që sa më parë t’u arrijë dënimi. Po të mos ishte afati i caktuar për atë, dënimi do t’u kishte arritur – dhe do t’i arrijë me siguri, befasisht, që ata të mos e hetojnë fare
- Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit, por xhehennemi do t’i përfshijë, me siguri, të gjithë mosbesimtarët
- Atë ditë kur ata t’i përfshijë vuajtja prej lart dhe prej nën këmbë, ai do t’u thotë: “Shijone atë që keni punuar”
- O njerëz të mi, që besoni, toka ime është e gjërë, prandaj, më adhuroni vetëm mua
- Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen, pastaj do të ktheheni tek unë
- Ata që besojnë dhe kryejn vepra të mira, do t’i vendosim në kënde të xhennetit ku rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa shpërblim i mirë i pret ata që punojnë
- Ata që kanë duruar dhe kanë pasur mbështetje në Zotin e tyre
- Sa gjallesa ka që nuk grumbullojnë ushqim për vete! All-llahu i ushqen ata edhe juve! Ai dëgjon dhe di çdo gjë
- E nëse i pyet “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën, kush i ka nën urdhër diellin dhe Hënën?” me siguri do të thonë “All-llahu”. Po ku shkojnë pra
- All-llahu u jep ushqim (furnizon) kujt të dojë, nga robërit e vet, e dikuj ia shkurton; All-llahu, vërtetë, është i gjithëdijshëm
- Po nëse i pyet “Kush e lëshon shiun nga qielli, me çka e ringjallë tokën e vdekur?” Me siguri do të thonë: “All-llahu”, ti thuaj: “Lavdi All-llahut! Por shumica prej tyre nuk mendojnë”
- Jeta në këtë botë s’është kurrgjë tjetër përveç zbavitje dhe lojë, vetëm bota tjetër është jetë e vërtetë, sikur ta dinin
- Kur hipin në anije i luten All-llahut me sinqeritet, por kur i shpie (shpëton) në tokë, menjëherë, bëhen politeistë
- Le të mos besojnë në atë që u kemi dhënë dhe le të kënaqen! Do ta marrin vesh
- A nuk e kanë parë se Haremin e kemi bërë të sigurt, ndërsa gjithkund përreth grabitet dhe plaçkitet? Kurse besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntinë e All-llahut
- Kush është më tiran se ai i cili për All-llahun trillon gënjeshtra ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t’i vijë? A nuk është vendbanimi i pabesimtarëve në xhehennnem
- Ata të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona; ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e bamirësave