26.The Poets

  1. Ta sin Mim
  2. Ata janë ajete të Librit të qartë
  3. Ti mbase do ta shkatërrosh veten përse ata nuk janë besimtarë
  4. TË kishim dashur do t’u kishim zbritur atyre një argument nga qielli para të cilit do t’i ulnin kokat
  5. Atyre nuk u ka ardhur asnjë vërejtje e re nga i Gjithmëshirshmi e të mos ia kthejnë shpinën
  6. Ata gënjyen, pra do tu vinë pasojat e asaj me çka ata tallen
  7. A nuk e shohin tokën prej së cilës bëjmë të mugullojnë gjithë llojet e bimëve fisnike
  8. Në këto, vërtet, ka argumente. Megjithatë shumica prej tyre nuk besojnë
  9. Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i dashur dhe i mëshirshëm
  10. Kur Zoti yt thirri Musaun të shkojë te populli mizor
  11. Popullit të Faraonit, ndoshta e përmban veten
  12. Ai tha: “O Zot, kam frikë mos më trajtojnë si gënjeshtar
  13. Se do të më ngushtohet krahërori dhe gjuha do të më lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet
  14. Se unë atyre u kaj një faj dhe frikohem se po më mbysin”
  15. “Po si jo, - tha Ai, - shkoni të dy me argumentet tona. Ne jemi me ju, ju dëgjojmë
  16. Ejani te Faraoni dhe thuani: “Ne jemi Profetë të Zotit të botërave
  17. Lëri Izraelitët të vijnë me ne!”
  18. “A nuk të kemi rritur, - tha, - në mesin tonë sa ishe fëmijë, dhe, a s’i kalove aq vjet të jetës sate ndër ne
  19. Dhe ti bëre veprën që e bëre dhe përsëri e mohon”
  20. “Atë e bëra atëherë, - u përgjegj,- kur isha i humbur
  21. Prandaj, ika prej jush sepse u frikësova prej jush, kurse Zoti im më dhuroi urtësi e më bëri një nga profetët
  22. Ndërsa, mirësia që po ma përmend, mos është ajo që robërove izraelitët?”
  23. “E kush është Zoti i botërave?” – tha Faraoni
  24. “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithë çka ka në mesin e tyre, nëse besoni, - i tha (ky)
  25. “A po dëgjoni”, - u tha atyre përreth
  26. “Zot i juaj dhe Zoti i prindërve, të parëve tuaj”, (tha Musa)
  27. “Me të vërtetë, - tha Faraoni, - Profeti që u është dërguar është i marrë.”
  28. “Zoti i lindjes dhe perëndimit dhe gjithë ç’ka në mes tyre, nëse jeni të mençur”, tha (Musa)
  29. “Nëse pranon tjetër Zot, përveç meje, - tha (Faraoni) – do të jesh vërtetë një i burgosur”
  30. “A edhe nëse të sjell argumente të qarta”, - e pyeti (Musa)
  31. Ai tha: “Hajde, sille nëse flet të vërtetën!”
  32. Dhe Musa e hodhi shkopin e vet, kur qe, ai – gjarpër i vërtetë
  33. E luajti dorën, e ajo, për ata që e shikonin, ishte e bardhë
  34. “Ky vërtet qenka magjistar i ditshëm – i tha parisë që e rrethonte (Faraoni)
  35. Me magjitë e tij dëshiron t’iu përzë nga toka juaj, çka po urdhëroni ju?”
  36. “Lëre atë me gjithë vëlla dhe dërgo nëpër qytete, të mbledhin
  37. Tërë magjistarët e dijshëm, t’i sjellin këtu”
  38. Dhe magjistarët u mblodhën në ditën dhe vendin e caktuar
  39. Popullit iu tha: “A jeni të një mendimi, të bashkuar
  40. Që të jemi me magjistarët, nëse dalin fitimtarë!”
  41. Kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të kemi shpërblime nëse dalim ngadhnjimtarë”
  42. “Po, - tha ai, - dhe atëherë do të më jeni më të afërt”
  43. Musa u tha: “Lëshone atë që dëshironi ta lëshoni”
  44. Dhe ata i lëshuan litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “me madhërinë e Faraonit, ne vërtetë do të jemi fitimtarë”
  45. Edhe Musa e lëshoi shkopin e tij, i cili menjëherë përbiu gjithë çka kishin improvizuar ata
  46. Magjistarët ranë në sexhde, iu përulën
  47. “Ne i besuam Zotit të gjithpërbotshëm, thanë ata
  48. Zotit të Musaut dhe të Harunit”
  49. “I besuat atij, - tha (Faraoni) para se t’u jap unë leje. Ai është mësues juaj i vjetër që u ka mësuar magjinë, por ta dini mirë, do t’ua prejë duart dhe këmbët përkryq, dhe të tërëve do t’iu gozhdoj (do t’u vërë në kryq)”
  50. “S’ka rëndësi – i thanë, - ne do t’i drejtohemi Zotit tonë
  51. Ne shpresojmë se do të na falë Zoti ynë mëkatet tona, se ne jemi besimtarët e parë”
  52. Ne i shpallëm Musaut të dalë natën me njerëzit e mi. Do t’ju pasojnë
  53. Kurse Faraoni dërgoi nëpër qytete kasnecët
  54. Ata, me të vërtetë, janë shumë pak
  55. dhe janë të zemëruar në ne
  56. por ne për çdo gjë jei të kujdesshëm
  57. dhe ne, i përzumë nga kopshtet dhe krojet
  58. prej pallateve dhe depove të bukura
  59. Ashtu ishte, dhe Ne ato ua lëmë trashëgim izraelitëve
  60. Dhe i arritëm ata me të lindur të diellit
  61. Pasi që e panë njëri-tjetrin, shokët e Musasë thirrën: “na zunë”
  62. “Assesi, - tha (Musa), me mua është Zoti im që do të më udhëzojë”
  63. Ne e frymëzuam Musanë t’i bjerë me shkopin e tij detit, ai u shpërnda dhe çdo anë u bë si mal i madh
  64. Atje pastaj i afruam të tjerët
  65. Shpëtuam Musanë dhe të gjitëh ata që ishin me të
  66. Kurse të tjerët i mbytëm në ujë
  67. Për këto, ka argumente, por shumica nuk besuan
  68. E Zoti yt është i plotëfuqishëm dhe i mëshirshëm
  69. Lexoju historinë e Ibrahimit
  70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni ju”
  71. Ata iu përgjigjen: “Adhurojmë idolin dhe gjithmonë i lutemi”
  72. Ai u tha: “A ju dëgjojnë kur u drejtoheni atyre
  73. A keni prej tyre dobi ose dëm”
  74. “Jo”, - thanë, - por kështu e dijmë se kanë vepruar të parët tanë”
  75. “A i keni parë, - tha, - ata që i adhuroni ju
  76. Ju dhe të parët tuaj të vjetër”
  77. Ata, vërtet, janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botërave
  78. I cili më krijoi mua dhe më udhëzoi
  79. I cili më ushqen dhe për ujë s’më përmallon
  80. I cili kur sëmurem më shëron
  81. I cili më bën të vdes dhe pastaj më ngjall
  82. I cili, shpresoj, se do t’më falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit
  83. O Zot, më shpërble me urtësi dhe më shtjer në udhën e të mirëve
  84. Më bën të përmendem për të mirë te të tjerët
  85. Më bën një nga ata që do ta shpërblesh me xhenete
  86. Më fal edhe babën tim, ai me të vërtetë ishte një nga të humburit
  87. Mos më bën merak ditën kur njerëzit ringjallen
  88. Atë ditë kur s’të bën dobi as pasuria e as fëmiu
  89. Vetëm ai që vjen te All-llahu me zemër të shëndoshë
  90. Dhe të devotshmëve do t’u afrohet xhenneti
  91. Kurse xhehennemi do t’u dëftohet të humburve
  92. Dhe, do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit
  93. A mund t’iu ndihmojnë juve ose vetes në vend të All-llahut?”
  94. Pra, ata me bashkmendimtarët e tyre që janë në rrugë të gabuar, do të hidhen në xhehennem
  95. Edhe tërë ushtria e djallit
  96. Ata në xhehennem duke u grindur thonë
  97. “Për All-llahun! Ne vërtetë kemi qenë në humbje të sigurt
  98. Kur u kemi barazuar me Zotin e gjithpërbotshëm
  99. Neve na humbën kriminelët
  100. Andaj, s’kemi as ndërmjetës
  101. As mik të sinqertë
  102. Të ishim kthyer edhe një herë do të bëheshim besimtarë!”
  103. Në këto ka argumente, por shumica sish s’besuan
  104. E zoti yt është i vërtetë i plotëfuqishëmdhe mëshirëplotë
  105. Populli i Nuhit profetët i konsideroi gënjeshtarë
  106. Kur u tha vëllau i tyre, Nuhi, “Kujdes! Frikësohuni (All-llahut)”
  107. Unë jam për ju, vërtet, Profet i sigurt
  108. Frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua
  109. për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, se shpërblimin mund të ma japë vetëm Zoti i gjithpërbotshëm
  110. Frikësohuni All-llahut më dëgjoni mua!” –
  111. I thanë: “A të besojmë ty që të pasojnë të ndytët, të mjerët”
  112. “Unë s’di, - tha, - se ç’bëjnë ata”
  113. “Ta dini se të gjithë, vetëm para Zotit tim, do të japin llogari
  114. Unënuk i përzë besimtarët
  115. Unë jam vetëm një, i cili ju tërheq vërejtjen haptaz!”
  116. “Nëse nuk heq dorë, o Nuh, - i thanë, - me siguri do të shtypesh me gurë”
  117. “O Zot, - tha, - populli im më quan gënjeshtar
  118. Andaj Ti gjykona mua dhe ata, dhe më shpëto, mua me besimtarët që janë me mua!”
  119. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe kush ishte me të ngarkuar në anije
  120. Pastaj i mbytëm në ujë ata që mbetën
  121. Për këtë ka argumente, por shumica prej tyre nuk besuan
  122. Kurse Zoti yt është, vërtet i fuqishëm dhe mëshirëplotë
  123. Edhe Ad-i profetët i quajti gënjeshtarë
  124. Kur Hudi, vëllau i tyre, u tha: “A s’i frikësoheni (All-llahut)?”
  125. Unë jam, me sigur, Profeti juaj
  126. Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni
  127. Për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zotii botërave
  128. E ju ngritni çudira në çdo maje kodre, e të tjerët i përqeshni
  129. Dhe ngritni pallate sikur dot ë jetoni përjetë
  130. Por kur dënoni, dënoni si mizor
  131. Frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua
  132. Frikësohuni atij, i cili u pajis me çka e dini vet
  133. U jep gjë të gjallë dhe djem
  134. Edhe kopshte e kroje
  135. Unë, seriozisht, i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe”. –
  136. Ata i thanë: “Ne njëlloj e kemi, këshillove ti apo jo”
  137. Kështu ishte edhe me popujt e lashtë
  138. Dhe ne nuk do të jemi të dënuar
  139. Ata vazhduan të trajtojnë si gënjeshtar, andaj ne i shfarosëm. Ky është një mësim, por shumica prej tyre nuk ishin besimtarë
  140. Kurse Zoti yt është, vërtet, i fuqishëm dhe i mëshirshëm
  141. Edhe Themudi profetët i ka konsideruar rrenacakë
  142. Kur vëllau i tyre, Salihu, u tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)
  143. Unë jam për ju, pa dyshim, Profet i vërtetë
  144. Prandaj frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua
  145. për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zoti i përbotshëm
  146. A do të mbeteni këtu të sigurtë
  147. Në kopshte dhe ndër kroje e burime
  148. Në toka të mbjellura, pemishte me fryte të pjekura
  149. Ju me mjeshtëri të rrallë latoni shtëpi në kodra
  150. Pra, frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua
  151. E mos dëgjoni urdhërat e atyre që i teprojnë të këqiat
  152. Të cilët në tokë nuk bëjnë mirë, por, sjellin shkatërrim”
  153. Ata i thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur
  154. Ti je njeri, si edhe ne; prandaj sillna një mrekulli nëse je i sinqertë”
  155. “Qe, kjo është deveja, - tha ai, - në ditë të caktuar do të pijë ajo edhe ju
  156. Dhe mos i bëni asnjë të keqe që t’iu përfshijë edhe juve vuajtja e Ditës së madhe!”
  157. Mirëpo, ata e therrën atë e pastaj u penduan
  158. Por dënimi i përfshiu. Kjo, vërtet, është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan
  159. Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i fortë dhe i mëshirshëm
  160. Edeh populli i Lutit profetët i quante gënjeshtarë
  161. Kur u tha vëllau i tyre, Luti: “A s’i frikësoheni All-llahut”
  162. Unë jam me siguri Profeti juaj
  163. Prandaj frikësouni All-llahut dhe dëgjomëni mua
  164. për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi. Mua do të më shpërblejë Zoti i botërave
  165. A ju, veç tërë botës, çoni dashur me meshkuj
  166. E gratë tuaja, që Zoti juaj i krijoi për ju, i lini anash? Ju jeni popull që kaloni çdo kufi”
  167. Ata i thanë: “Nëse nuk heq dorë, o Lut, me siguri do të jesh i përzënë”
  168. “Unë, - tha, - jam prej urrejtësve të veprimeve tuaja
  169. “O Zot, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
  170. Dhe ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij
  171. Përveç plakës e cila mbet me ata
  172. E pastaj të tjerët i shfarosëm
  173. U lëshuam një shi, shi i tmerrshëm për ata të cilëve u është tërhequr vërejtja
  174. Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan
  175. Ndërkaq Zoti yt është i mëshirshëm dhe fuqiplotë
  176. Edhe banorët e Ejkës profetët i trajtonin gënjeshtarë
  177. Kur u tha Shuajbi: “Si nuk frikësoheni
  178. Unë jam, pa mëdyshje, Profet i vërtetë
  179. Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua
  180. Unë jam me siguri profet i juaj
  181. Peshoni drejt dhe mos e lini mangut
  182. Edhe në peshojë matni me drejtësi
  183. As njerëzve mos ua cenoni të drejtat e tyre dhe mos bëni krime e shkatërrime në tokë
  184. Frikësohuni atij, i cili, u ka krijuar juve dhe popujt e lashtë!”
  185. Ata i thanë: “Ti je vetëm një njeri i magjepsur”
  186. Edhe ti je njeri si ne; dhe për ne ti je, vërtet, gënjeshtar
  187. Por ti nëse flet të vërtetën lëshona nga qielli një dënim!”
  188. Zoti im tha, - e di mirë se ç’bëni ju
  189. Dhe ata vazhduan ta trajtojnë si gënjeshtar, prandaj i përfshiu dënimi nga retë; ai dënim ishte një ditë e tmerrshme
  190. Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan
  191. Kurse Zoti yt është, vërtetë, i Gjithfuqishëm dhe Mëshirëplotë
  192. Kur’ani është, pa dyshim, shpallje e Zotit të gjithë botërave
  193. E solli i besuari Xhebrail
  194. Në zemrën tënde, të bëhesh thirrës, lajmëtar
  195. Në një gjuhë të qartë arabe
  196. Ai është përmendur në librat e profetëve të mëparshëm
  197. Vallë! A nuk iu mjafton atyre fakti se për këtë dinë dijetarët izraelitë
  198. Po t’ia shpallim edhe ndonjë tjetri joarab
  199. E ai t’ua lexojë, atyre, prapë ata nuk do t’i besonin
  200. Ja, ashtu ne e fuqim në zemrat e mëkatarëve
  201. Ata nuk do të besojnë në të derisa nuk përjetojnë dënimin e padurueshëm
  202. Që do t’u vijë papritmas, atëherë kur ata nuk e presin
  203. Dhe do të thonë: “A do të kemi pak afat”
  204. A e shpejtojmë dënimin tonë
  205. A e pe, po nëse i lëmë edhe ca vite të tëra
  206. E pastaj t’i gjejë ajo me çka u kërcënohet
  207. Çka do të kenë dobi nga ato kënaqësi të jetës
  208. Ne nuk kemi shembur asnjë fshat para se t’u vijnë ata të cilët u kanë tërhequr vërejtjen
  209. T’ua përkujtojmë; Ne nuk kemi qenë mizorë
  210. Kur’anin nuk e sjellin djajtë
  211. Nuk ta merr mednja që ta bëjnë ata këtë. Ata s’kanë mundësi
  212. Ata nuk munden assesi as ta dëgjojnë
  213. Përveç All-llahut, prandaj, mos iu lut tjetër Zoti e të jesh nga ata që do të jenë të maltretuar
  214. Tërheqi vërejtjen familjes sate më të afërt
  215. Dhe jij më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë
  216. Po nëse nuk të dëgjojnë, ti thuaju: “Unë s’kam asgjë me ato çka veproni ju”
  217. dhe ki mbështetje në të Fuqishmin, të Gjithmëshirshmin
  218. I cili të sheh kur ngrihesh
  219. Të kryesh faljne, namazin, me të tjerët
  220. Sepse, Ai, vërtet, sheh dhe dëgjon çdo gjë
  221. A t’iu tregoj unë se kujt i vijnë djajtë
  222. Ata i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari
  223. Ata përgjojnë dhe më së shumti gënjejnë
  224. Kurse poetët, ata kanë ithtarë të mbyturit në mëkate
  225. A nuk sheh se ata bredhin luginave
  226. Flasin atë çka s’e bëjnë
  227. Me përjashtim të atyre që besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe që e përmendin All-llahun shpesh, dhe dalin ngadhnjimtar pas padrejtësisë që u bëhet. Mizorët do të marrin vesh se në çfarë humnere po hyjnë