25.The Criterion
- Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botërat
- Ai të cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokës dhe nuk ka fare fëmijë as bashkëpunëtorë në pushtet, ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet
- Disa marrin, përveç Atij, ndonjë hyjni që nuk krijon asgjë, por vetë janë të krijuar dhe nuk janë në gjendje t’i bëjnë vetes ndonjë dëm e as dobi; dhe as kanë mundësi t’ia marrin jetën, t’i japin jetë apo të ngjallin
- Ata të cilët nuk kanë besuar, thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër e madhe që e shpif ai, madje i ndihmojnë edhe njerëz të tjerë” dhe bëjnë padrejtësi dhe shpifje
- Dhe thonë: “Ato janë legjenda të popujve të lashtë, ai kërkon që të përshkruhen dhe t’i lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje”
- Thuaj: “Atë e shpall Ai i cili i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës; Ai është shumë i mëshirshëm dhe fal shumë”
- E ata thonë: “Ç’është me këtë Profet, ai ha ushqim dhe ec nëpër tregje; është dashur t’i dërgohet një engjull që të jetë bashkë me të qortues (t’i tërheq vërejtjen popullit)
- Ose t’i lëshohet ndonjë farë depoje apo të ketë kopsht prej ku do të ushqehej”. Dhe mizorët, madje thonë: “Ju pasoni vetëm një njeri të magjepsur”
- Shih se çka flasin për ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejnë rrugën (e drejtë)
- Qoftë i madhëruar Ai i cili, nëse do, mund të të japë edhe më mirë se këta, xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj e të bën edhe pallate
- Mirëpo ata e mohojnë edhe momentin e ringjalljes, e Ne, për ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e ringjalljes, kemi përgatitur zjarr të këndellur
- Që kur t’u tregohet prej së largu, do ta dëgjojnë si ushton dhe tërbueshëm vlon
- E kur të hidhen në të, në grykë, duarlidhur, atje do të thërrasin “shkatërrim, ku je!”
- Sot mos kërkoni një shkatërrim por kërkoni shumë shkatërrime
- Thuaj: “A është më mirë ajo apo xhenneti i përjetshëm i cili u është premtuar atyre që i frikësohen All-llahut”. Për ata ka (xhennet) shpërblim dhe vendqëndrim
- Aty do të kenë gjithnjë gjithçka dëshirojnë; ajo është premtim i dëshiruar (i kërkuar) nga Zoti yt
- Kurse në ditën kur ata t’i tubojë Ai, si edhe ata të cilët kanë adhuruar (tjetërkend) përveç All-llahut, dhe t’u thohtë: “A ju i keni mashtruar robërit e mi, ata, apo ata e kanë humbur vetë rrugën e drejtë?”
- Ata do të thonë: “Ti qofsh lavdëruar, për ne nuk është e nevojshme të marrim, përpos Teje, farë prijësisht tjerë, por ti i ke lëshuar ata dhe të parët e tyre të kënaqen deri sa e harruan vërejtjen dhe u bënë një popull i shkatërruar!”
- Ata e kanë përgënjeshtruar atë që thuani ju, kurse ju nuk do të keni mundësi as të ndërroni diçka e as të ndihmoni. Ndërsa secilin prej jush që është mizor do ta bëjmë të shijojë dënim të madh
- Ne nuk kemi dërguar para teje asnjë profet i cili nuk ka ngrënë e nuk ka ecur nëpër tregje. Ne bëjmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë, a po qëndroni? Kurse Zoti yt sheh shumë
- Ata që nuk shpresojnë se do të takohen me ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen engjujt ose ta shihnim Zotin tonë”? Ata, me të vërtetë, janë në shpirtë arrogantë dhe tepër mendjemëdhenj
- Kur t’i shohin engjujt nuk ka gëzim atë ditë, për mëkatarët, dhe do të thonë (kategorikisht) është ndaluar
- Dhe Ne do t’i prezentojmë veprat e tyre që ata i kanë bërë dhe do ti bëjmë hi e pluhur
- Atë ditë banorët e xhennetit do të kenë pushimoren dhe fjalët më të mira
- Kurse ditën kur të çahet qielli dhe të paraqitet vetëm një re e hollë edhe engjujt do të lëshohen, me siguri, poshtë
- Atëherë sundimi i vërtetë dot ë jetë vetëm te i Gjithmëshirshmi; Do të jetë një ditë e mundimshme për mosbesimtarët
- Atë ditë kur keqbërësi do të hajë gishtërinjt duke thënë: “Ku është ai fat të kisha mbajtur rrugën e drejtë pranë Profetit
- Ku është fati, i mjeri unë, të mos kisha pasur shok filan fistekun
- Ai më ka larguar nga Kur’ani, pasi që më ishte kumtuar, e djalli gjithmonë e lë njeriun në kurthë
- Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kur’an për tallje”
- Gjithashtu Ne i kemi bërë çdo lajmëtari të fesë nga një armik prej mëkatarëve. Por ty të mjafton Zoti yt për udhërrëfyes dhe ndihmës
- Ata që nuk besojnë thonë: “Pse nuk iu shpall Kur’ani përnjëherë, me një rast”? Ashtu shpallet për ta forcuar zemrën tënde me të, dhe ne atë e shpallim ajet pas ajeti
- Ata nuk do të sjellin ty asnjë shembull (vërejtje) e Ne të mos sjellim të vërtetën dhe shpjegimin më të bukur
- Ata të cilët do të tubohen në ferr e të ecin mbi fytyra, ata janë në vendin më të keq dhe në rrugën më të gabuar
- Ne Musaut i dhamë Libër, kurse vllaun e tij Harunin ia bëmë ndihmës
- Dhe u thamë: “Shikoni ju të dy te populli i cili përgënjeshtron argumentet tona”, pastaj atë e shfarosëm krejtësisht
- Edhe popullin e Nuhit, që i trajtonte profetët si gënjeshtarë, e kemi mbytur në ujë dhe me këtë u kemi dhënë njerëzve shembull, kurse tiranëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm
- Edhe Ad-it edhe Themud-it, dhe banorëve të Res-it, dhe shumë gjeneratave ndërmjet tyre
- të gjithëve u kemi sjellë shembuj për mësim, e (pastaj) të gjithë i kemi shfarosur krejtësisht
- Dhe kalojnë, me siguri, pranë qytetit që e vërshoi shiu i kobshëm – vallë a nuk e shohin? Por ata nuk shpresojnë për ringjallje
- Dhe ur të shohin ty të marrin vetëm për tallje: “A ky është ai të cilin All-llahu e ka dërguar Profet
- Përpak të na kthejë nga hyjnitë tona, por të mos kishim qëndruar”. E kur të përjetojnë dënimin do ta dinë (marrin vesh) se kush është shmangur më tepër nga rruga e drejtë
- E sheh kush e merr epshin e vet për zot të vetin? A ti do të bëhesh përfaqësues i tij
- A mendon ti se shumica prej tyre të dëgjojnë ose përpiqen të kuptojnë? Ata janë sikur kafshët, madje nga rruga e drejtë kanë humbur edhe më larg
- Vallë a nuk e sheh Zotin tënd se si zgjeron hijen, sikur të donte do ta linte në në vend; kurse Diellin ia kemi bërë faktor udhërrëfyes
- Pastaj pak nga pak e tërheqin nga vetja
- Ai është i cili natën ua ka bërë mbulesë, gjumin pushim, kurse ditën e ka bërë për gjallërim (të punoni)
- dhe Ai është i cili dërgon erërat si lajm i gëzueshëm para mëshirës së vet, dhe Ne lëshojmë nga qielli ujë të pastër
- Për të ngjallur me të truallin e vdekur dhe i ngopim me ujë shumë kafshë dhe njerëz të cilët i kemi krijuar
- Ne u kemi shpjeguar shpeshherë për këto, në mënyrë që të mendojnë mirë; por shumica e njerëzve refuzuan e mbetën në mosbesim
- Të kish dashur, në çdo qytet do të kishim dërguar nga një qortues
- Prandaj mos iu përul mosbesimtarëve por lufto kundër tyre me të gjitha forcat
- Ai është i cili ka bashkuar dy dete njërin pranë tjetrit – njëri nga ata është i pijshëm dhe i shijshëm, kurse tjetri i njelmët dhe i hidhët, e ndërmjet tyre ka vënë pendë, pengesë
- Ai është i cili ka krijuar njeriun nga uji dhe e ka bërë të ketë fis nga gjaku dhe nga ana e gruas. Zoti yt është i fuqishëm
- Në vend të All-llahut adhurojnë ata që nuk janë në gjendje t’u bëjnë atyre asnjë dobi e as dëm. Mosbesimtari është haptazi kundër Zotit të vet
- Kurse Ne ty të kemi dërguar vetëm të sjellësh lajme të gëzueshme dhe si qortues
- Thuaj: “Për këtë nuk kërkoj nga ju shpërblime tjera përveç se kush do le të marrë rrugën e cila çon kah Zoti i tij”
- Ti kij bindje në atë që është i gjallë, i cili nuk vdes, dhe madhëroje me lëvdata! Mjafton që Ai është i informuar për mëkatet e njerëzve të vet
- I cili për gjashtë ditë krijoi qiejt, tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre, e pastaj vuri nën sundim tërë gjithësinë; Ai është i Gjithmëshirshmi, për këtë pyete atë që di
- E kur iu tha atyre: “bini në sexhde për të Mëshirshmin!”, ata pyetën; përse, kush është i Gjithmëshirshmi? A të biem në xeshde vetëm pse na urdhëron ti?” Edhe më tepër e shtuan refuzimin
- Qoftë lavdëruar ai i cili krijoi në qiell sisteme yjesh që shkëlqejnë dhe Hënën që shndërit
- Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falënderoj (të jetë mirënjohës)
- Kurse robërit e të Mëshirshmit janë ata të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, thonë: “Paqë e qetësi!”
- Dhe ata që kalojnë netët duke rënë në sexhde dhe duke qëndruar në këmbë, për hirë të Zotit të tyre
- Edhe ata të cilëtthonë: “Zoti ynë, kursena nga mundimet e xhehennemit, sepse mundimi në të është – me të vërtetë – i tmerrshëm
- Ai është çerdhe shumë e keqe”
- Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar, por në këtë mbajnë mesataren
- Ata të cilët nuk i luten tjetër Zoti, përveç All-llahut, dhe që nuk mbysin atë që e ka ndaluar All-llahu, vetëm në rast se e kërkon drejtësia, dhe që nuk bëjnë amoralitet, se kush e bën këtë ballafaqohet me mëkate
- I shumfishohet dënimi në ditën e kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i nënçmuar
- Përveç atyre, të cilët janë penduar dhe kanë besuar edhe bëjnë vepra të ira, All-llahu do t’i zëvendësojë veprat e tyre të këqia me vepra të mira, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm
- Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtetë, është penduar sinqerisht tek All-llahu
- Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, të cilët edhe kur transmetojnë llomotitjen e transmetojnë me dinjitet e fisnikëri
- Edhe ata të cilët pasi të kenë marrë në dijeni argumentet e Zotit të tyre, nuk vërsulen si të verbër e të shurdhër
- Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gratë dhe fëmijët tanë, dhe na bën neve shembull për të devotshmit
- Ata do të jenë, për atë që kanë duruar, të shpërblyer me dhomë (shkallë të xhennetit) dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam
- Në të do të jenë përgjithmonë, sa vendbanime e çerdhe të bukura janë
- Thuaj: “Çka të bëj me ju, nëse ju nuk i luteni Zotit tim; ju keni përgënjeshtruar, dhe me siguri ju pret dënimi”