23.The Believers

  1. Besimtarët kanë shpëtuar
  2. Ata të cilët namazin e tyre e bëjnë me respekt-frikë
  3. Ata të cilët u shmangen fjalëve të kota
  4. Ata të cilët e japin zeqatin
  5. Ata të cilët e ruajnë nderin e tyre
  6. Vetëm për gratë e veta ose për qolet e tyre. Ata me siguri janë ët paqortueshëm
  7. Kush kërkon përtej asaj, po ata janë që e teprojnë
  8. Edhe ata të cilët kanë kujdes në sendet që u janë besuar dhe në fjalën e dhënë
  9. Edhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazit
  10. Ata janë trashëgimtarë të denjë
  11. Të cilët do të trashëgojnë Firdevsin, e aty do të qëndrojnë gjithmonë
  12. Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës
  13. Pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt
  14. Pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, nga copa e mishit krijojmë eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si një qenie tjetër – pra, qoftë lavdëruar All-llahu, krijuesi më i mirë
  15. Ju, pas kësaj, me siguri do të vdisni
  16. Mandej në ditën e kijametit, pa dyshim, do të ringjalleni
  17. Ne kemi krijuar përmbi ju shtatë rrugë dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që kemi krijuar
  18. ne lëshojmë nga qielli, me masë, ujin dhe e mbajmë në tokë. Por Ne kemi mundësi edhe ta marrim
  19. Dhe me ndihmën e tij ngrisim për ju kopshte panjash dhe hardhishë. Në të keni shumë pemë dhe ju prej tyre hani
  20. Edhe lisat që rriten në malin Sinaj, që japin vaj e lëng të yndyrshëm për ata që e hanë
  21. Edhe tek kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni
  22. Me to dhe me lundra bartni barrët
  23. Ne ia kemi dërguar Nuhin popullit të tij, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”
  24. Por parësia e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: “Ky nuk është asgjë, pos njeri sikur edhe ju, dhe vetëm do të jetë më autoritativ te ju. Të kish dashur All-llahu do të kishte dërguar engjujt; kështu diçka nuk kemi dëgjuar prej të parëve tanë
  25. Ai është vetëm njeri i xhindosur prandaj lëshone deri dikur”
  26. “Zoti im – tha ai – më ndihmo, se ata më përgënjeshtrojnë”
  27. Dhe ne ia shpallëm: “Ndërto anijen nën kujdesin tonë, dhe sipas frymzimit tonë, e kur të vijë urdhëri ynë të vërshojë uji mbi sipërfaqen e tokës, ti ngarko në të nga secili lloj nga një çift, edhe familjen tënde dhe mos m’u drejto mua për ata që bënë krime. Ata, pa dyshim, do të përmbyten
  28. Dhe kur të vendosesh në anije ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu i cili na shpëtoi nga populli kriminel”
  29. Dhe thuaj: “O Zoti im, më zbarko në vend të bekuar! Ti je më i miri zbarkues!”
  30. Në këto, vërtetë, ka argumente dhe Ne njëmend i kemi vënë në sprovë
  31. Ps tyre kemi krijuar brezni të tjera
  32. dhe si profet ua kemi dërguar një nga mesi i tyre! “Adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”
  33. Kurse parësia e popullit të tij, të cilët nuk kanë besuar, dhe të cilët kanë përgënjeshtruar ballafaqimin në botën tjetër, dhe të cilëve u kemi dhënë që në këtë botë të çojnë jetë luksoze, thoshin: “Ky nuk është tjetër përveç njeri sikur ju, ha atë që hani edhe ju, edhe pi atë që pini edhe ju
  34. Dhe në qoftë se i përuleni një njeriu sikur ju, ju me siguri atëherë do të humbni
  35. E ai u premton se pasi që të vdisni e të bëheni truall dhe eshtra do të ngjalleni
  36. Është larg, shumë larg ajo që po u premtohet
  37. Ekziston vetëm jeta në këtë botë. Ne jetojmë dhe vdesim, por nuk do të ringjallemi
  38. Ai është njeri, i cili përhap gënjeshtra për All-llahun, por ne atij nuk i besojmë
  39. “O Zot, - tha ai, - më ndihmo se më përgënjeshtrojnë!”
  40. “Ata së shpejti do të pendohen!” – iu përgjegj Ai
  41. Dhe me të drejtë i goditi një zë i tmerrshëm dhe i bëmë sikur flasin me hundë. Kështu shkatërrohet populli kriminel
  42. E pastaj krijuam, pas atyre, brezni tjera
  43. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë e as ta vonojë shkatërrimin e vet
  44. Mandej ua kemi dërguar profetët, njërin pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur profeti i vet e kanë përgënjeshtruar, prandaj Ne i kemi ndërruar njërin pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e shndërruam në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson
  45. Pastaj e dërguam Musaun dhe vëllain e tij Harunin me argumentet dhe autorizimet tona të qarta
  46. Faraonit dhe parisë së tij, por ata bënë mendjemadhësi, ishin njerëz kryelartë
  47. Dhe thanë: “T’u besojmë dy vetëve që janë sikur ne, kurse populli i tyre është në shërbim tonin?”
  48. Edhe ata dy i shpallëm gënjeshtarë, prandaj qenë shfarosur
  49. Musaut, atëherë, i dhamë Librin, ndoshta ata do të nisen mbarë
  50. Edhe të birin e Merjemes edhe nënën e tij i kemi bërë si argument. Ne ata i vendosëm në një rrafshlartë plot ujë e freski
  51. “O profet! Hani nga ushqimet e mira dhe bëni vepra të mira, sepse unë e di mirë ç’punoni ju
  52. Feja juaj – është e vetmja fe e drejtë, kurse Unë jam Zoti juaj, prandaj frikësohuni!”
  53. Mirëpo ata u ndanë në grupe përkitazi me çështjet fetare, secila palë e entuziazmuar me atë çka kishte (predikonte)
  54. Prandaj lini ata në mashtrimin e vet deri dikur
  55. A mendojnë ata se kur i ndihmojmë me pasuri dhe fëmijë
  56. Se po ngutemi t’u bëjmë ndonjë të mirë? Assesi, por ata nuk e ndiejnë
  57. Ata të cilët nga respekti i frikësohen Zotit të tyre
  58. Edhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre
  59. Ata të cilët Zotit të tyre nuk i bëjnë tjetër shok
  60. (Edhe ata të cilët nga ajo pasuri) që u jepet japin dhe u dridhen zemrat për shkak se do të kthehen te Zoti i tyre
  61. Ata shpejtojnë të bëjnë vepra të mira dhe në atë prijnë
  62. Ne nuk ngarkojmë askë përtej mundësive të tij; Ne kemi librin që flet të vërtetën dhe ata nuk do të dëmtohen
  63. Por zemrat e tyre në këtë janë krejtësisht të mashtruara, e përveç asaj bëjnë edhe vepra të këqia pa ia nda
  64. Ndërkaq, kur ata që kanë bërë jetë kulsoze i përfshijmë në dënim, atëherë luten
  65. “tani mos u lutni! Nga ana jonë, vërtet, nuk do të keni ndihmë
  66. Juve u janë lexuar ajetet e mia, kurse ju jeni zbrapsur
  67. me arrogancë dhe duke i fyer, largoheni”
  68. A nuk kanë menduar ata fjalën (Kur’anin)? A u vjen diçka që nuk u ka ardhur të parëve të tyre të hershëm
  69. Apo nuk e njohin Profetin e vet, prandaj edhe e mohojnë
  70. Ose thonë: “Ai është me xhind”! Jo, por ai u sjell të vërtetën, ndërsa shumica sish e urrejnë të vërtetën
  71. Sikur All-llahu të merrej me epshet e tyre, me siguri do të zhdukeshin qiejt dhe toka dhe çdo kush që gjendet në të, mirëpo, Ne u kemi bërë vërejtje, kurse ata nuk duan të dinë fare për vërejtjen e tyre
  72. Apo u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë se Ai është shpërblyesi më i mirë
  73. Ti me të vërtetë i fton ata në rrugë të drejtë
  74. Dhe ata të cilët nuk besojnë në botën tjetër i shmangen padyshim rrugës (së drejtë)
  75. Dhe sikur t’i kishim mëshiruar dhe t’i kishim liruar nga fatkeqësitë, ata do të zhyteshin përsëri në zhgënjimin e tyre
  76. Ne ata i kemi përfshirë në dënim, por ata prapëseprapë nuk i janë përulur dhe lutur Zotit të vet
  77. Derisa t’u hapim një derë dënimi shumë të rëndë, ata atëherë do të mbesin aty shpresëhumbur
  78. Ai është i cili juve ju jep të dëgjuarit, të pamurit edhe mendjen; po sa pak falënderoni
  79. Ai është i cili ju krijon në tokë dhe para Tij do të mblidheni
  80. dhe Ai është i cili bën vdekje dhe ngjallje, prej tij varet ndërrimi i natës e ditës; po a nuk e kuptoni
  81. Mirëpo ata flasin si patën folur ata përpara tyre
  82. Thonë: “A kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra do të ringjallemi a”
  83. Edhe neve, por edhe të parëve tanë që më parë na është premtuar kjo, por këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”
  84. thuaju: “E kujt është toka dhe gjithë ç’ka në të, e dini?”
  85. “E All-llahut!” – do të përgjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini në vete?”
  86. Pyeti: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i gjithësisë së gjithëmbarshme?”
  87. “All-llahu” – do të thonë ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikësoheni?”
  88. Thuaj: “Kush është Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, e që merr në mbrojtje dhe nuk ka nevojë për t’u marrë në mbrojtje, e dini?”
  89. “All-llahu!” – do të përgjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni të magjepsur?”
  90. Po Ne atyre u sjellim të vërtetën, kurse ata me të vërtetë janë gënjeshtarë
  91. All-llahu nuk ka djalë dhe me të nuk ka ndonjë tjetër Zot! Sepse, çdo zot, do të merrte me vete atë që e ka krijuar dhe do të dominonin njëri ndaj tjetrit. Qoftë lavdëruar All-llahu nga ajo që ata thonë për Të
  92. Din atë që nuk shihet dhe atë që shihet dhe është shumë lartë mbi ata që i konsiderojnë të barabartë
  93. Thuaj: “Zoti im, a po ma tregon atë që u premtohet atyre
  94. O Zot, mos më fut ndër njerëz kriminelë!”
  95. dhe Ne, me të vërtet, mundemi të tregojmë atë që u premtojmë atyre
  96. Ti ktheju të keqen me të mirë, se Ne e dimë mirë se çka përshkruajnë ata
  97. Dhe thuaj: “O Zot, unë Ty të drejtohem për mbrojtje nga vegimet e djallit!”
  98. Dhe Ty, o Zot, të drejtohem të mos i kem pranë meje
  99. Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai thërret, “O Zoti im, më kthe
  100. Mbase do të bëjë ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do të flasë Ai se prapa tyre do të ketë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen
  101. E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin njëri për tjetrin
  102. Kujt i peshojnë më rëndë (veprat e mira) ata do të jenë të shpëtuar
  103. Kurse ata, veprat e të cilëve nuk peshojnë, ata e kanë humbur vetveten në xhehennem, ku do të mbesin përgjithmonë
  104. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbë zgërdhirë
  105. Po a nuk u janë lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit
  106. “O Zoti ynë” – do të thonë, - na ka munduar mjerimi ynë prandaj jemi bërë popull i humbur
  107. Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëjmë keq, atëherë, me të vërtetë, ne jemi kriminelë”
  108. “Rrini aty dhe asgjë mos më folni!” – u thotë Ai
  109. Ka pasur një grup nga robërit e mi që thonë: O Zoti ynë! Ne besuam, prandaj na fal dhe na mëshiro se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
  110. Ju i keni marrë për tallje, si të magjepsur, sa që patët harruar vërejtjen time dhe i keni përqeshur
  111. Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur çka kanë dëshiruar
  112. “Po sa vjet keni kaluar në tokë?” – do të pyes Ai
  113. Kemi kaluar një ditë ose një pjesë të ditës – do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar
  114. “Po si! – do të thotë Ai, - kohë të shkurtër keni kaluar, sikur vetëm ta dinit
  115. A keni menduar se u kemi krijuar kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?”
  116. Pra le të jetë lavdëruar All-llahu, sundues i vërtetë, nuk ka tjetër Zot veç atij, Zot i gjithësisë fisnike
  117. Kurse ai i cili përveç All-llahut lut tjetër Zot, pa asnjë argument për të, para Zotit të vet do të japë llogari dhe me të vërtetë mosbesimtarët nuk do të shpëtojnë
  118. Dhe thuaj: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro, Tij je mëshiruesi më i mirë!”