21.The Prophets

  1. Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh
  2. Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar
  3. Me zemrat e tyre të llastuara (shashtisura). Ata që kanë bërë krime përshpërisin: A mos është ky diçka tjetër përveç se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjitë, e ju vetë i shihni
  4. “Zoti im e di – tha ai – se çka po flitet në qiej dhe në tokë; Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”
  5. Kurse ata thonë: “Ato janë vetëm marri që i trillon ai; ai është poet; le të na sjellë ndonjë mrekulli si profetët e mëparshëm”
  6. Nuk pat besuar asnjë qytet, të cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojnë ata a
  7. Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz të cilëve u kemi shpallur revelatën, pa pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini
  8. Ne nuk i kemi krijuar si qenie që nuk hanë ushqim, as që kanë qenë të pavdekshëm
  9. Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm
  10. Ne ju kemi shpallur një Libër në të cilin është qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen
  11. Po sa shumë qytete kanë qenë kriminele i kemi rrënuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjetër
  12. Dhe sa po e përjetoni forcën tonë iknin kah këmbët sytë
  13. “Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni”
  14. “Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”
  15. Dhe ashtu do të vazhdojë lutja e tyre deri sa të mos i bëjmë sikur gruri i korrur
  16. Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën, dhe çka ka ndërmjet tyre, për të luajtur
  17. Të kishim dashur të zbavitemi, do të zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam kështu
  18. Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani)
  19. Të Atij janë kush është në qiej dhe në tokë! Por ata që janë te ai nuk ngurrojnë të adhurojnë, dhe nuk lodhen
  20. E falënderojnë natë e ditë, pa u dobësuar
  21. A i marrin për Zot idhujt që ata i bëjnë prej dheut
  22. Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë
  23. Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje
  24. A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër
  25. Para teje nuk kemi dërguar asnjë profet e të mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj falmuni Mua”
  26. Ata thanë: “I mëshirshmi ka fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Jo, por janë vetëm robër të nderuar
  27. Që nuk nxitojnë t’ia marrin fjalën dhe ata veprojnë sipas urdhërit të Atij
  28. Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika
  29. Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët
  30. A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë
  31. Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën
  32. Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt, por ata prapëseprapë largohen nga argumentet tona
  33. Ai është i cili ka krijuar natën edhe ditën, Diellin dhe Hënën. Të tëra notojnë nën kupën e qiellit
  34. Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë
  35. Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen. Ne u vëmë në sprova edhe në të mirë edhe në të keqe dhe tek Ne do të ktheheni
  36. Kur të shohin mosbesimtarët, ata do ta marrin vetëm për tallje: “A ky është ai që merr për gojë (shanë) zotërat tuaja”? Sepse vetë ata nuk i besojnë përmendjes së të Mëshirshmit
  37. Njeriu është i krijuar në shpejtësi. Do t’ju tregoj unë juve argumentet e mia, po mos u ngutni
  38. Ata thonë: “Po kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën?”
  39. Sikur ta dinë mosbesimtarët se atëherë nuk do të munden ta largojnë zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet
  40. Por do t’u vijë e papritur dhe do t’i trishtojë e nuk do të mund ta kthejnë prapë se nuk do t’u jipet afat
  41. Edhe përpara teje profetët janë tallur, prandaj ata që i kanë tallur i ka gjetur mu ajo me të cilën janë tallur
  42. Thuaj: “Kush u mbron juve natën dhe ditën nga i mëshirshmi”? (Askush) por megjithatë ata nga Kur’ani kthejnë kryet në anën tjetër
  43. A thua ata do t’i mbrojnë hyjnitë e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetës dhe ato nuk janë pranuar nga ana jonë në shoqëri
  44. Këtyre, edhe të parëve të tyre, Ne u kemi dhënë kënaqësi sa kanë qenë gjallë. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokës nga të gjitha anët e asaj dhe e cungojmë, e ata do të jenë fitues
  45. Thuaj: “Unë juve u tërheq vërejtjen me shpallje”, por të shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur u tërhiqet vërejtja
  46. Sikur ata t’i prekte vetëm puhia e dënimit të Zotit tënd, me siguri do të thërrisnin: “Të mjerët ne, me të vërtetë ne vetvetes i kemi bërë padrejtësi”
  47. Ne në ditën e gjykimit do të vendosim peshojë të drejtë dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi; nëse diçka peshon vetëm sa grima, Ne atë do ta shpërblejmë, dhe mjafton që ta llogarisim vetëm Ne
  48. Ne i kemi dhënë Musaut dhe Harunit Furkanin dritë dhe mësim për ata që i shmangen mëkatit
  49. Për ata që i përkulen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, dhe që frikësohen nga momenti i ringjalljes
  50. Por edhe ky është mësim i bekuar që e kemi shpallur, a ju ta mohoni
  51. Ne qysh më hert Ibrahimit i kemi dhënë urtësi dhe e kemi njohur shumë mirë
  52. Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Ç’janë këta idhuj të cilëve u faleni?”
  53. Ata iu përgjigjën: “Edhe të parët tanë, i kemi mbërri, u faleshin këtyre”
  54. “Edhe ju si edhe të parët tuaj keni qenë haptazi të humbur” – u tha
  55. “Jo, - tha, - Zoti i juaj është Zot i qiejve dhe i tokës, ata Ai i ka krijuar; këtë unë do t’ua dëshmoj
  56. (Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë
  57. Për All-llahun, unë, sapo të largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”
  58. Dhe i bëri ata copë-copë, përveç atij më të madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij
  59. “Kush e bëri këtë me zotërat tanë” – thirrën ata – me të vërtetë është kriminel”
  60. “Kemi dëgjuar një djalosh që po i merr për gojë, shanë – thanë – e ka emrin Ibrahim”
  61. “Sillne ta shohin njerëzit, - thanë ata – le të dëshmojnë”
  62. “A ti e bëre këtë me zotërat tanë, o Ibrahim” – e pyetën
  63. “Atë e ka bërë ky, më i madhi i tyre, pyetni ata nëse flasin” – u tha (Ibrahimi)
  64. Dhe ata u ndalën, menduan me vete dhe thanë: “Ju me të vërtetë jeni kriminel”
  65. Pastaj ulën kryet: “Po ti e di se këta nuk flasin”
  66. “Po pse pra, në vend të All-llahut, u faleni atyre të cilët as mund t’u bëjnë farë dobie e as t’u bëjnë dëm”? – u tha ai
  67. “Of të mjerët ju dhe ata të cilëve ju, përveç All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”
  68. ndizne këtë, thanë, dhe ndihmonu zotërave tuaj, nëse doni të bëni diçka! – thirrën
  69. ne i tham zjarrit “O zjarr bëhu i ftohtë, shpëtim për Ibrahimin”
  70. Dhe ata deshtën t’i bëjnë njëfarë kurthe, por ne i bëmë ata të dështojnë
  71. Dhe e shpëtuam atë edhe Lutin në truallin të cilin e kemi bekuar për njerëz
  72. Dhe ia falëm Is-hakun edhe Jakubin si plotësim, dhe të gjithë i bëmë të mirë
  73. Edhe ata i bëmë udhërrëfyes që të udhëzojnë sipas urdhërave tona dhe i kemi inspiruar të bëjnë vepra të mira, të kryejnë faljen, të ndajnë sadakë, dhe Neve na kanë adhuruar
  74. Edhe Lutit i kemi dhënë urtësi e dituri, dhe e shpëtuam nga qyteti (banorët e tij) që bënte vepra të këqia; ata me të vërtetë ishin njerëz të këqij
  75. E futëm nën mëshirën tonë; ai është me të vërtetë nga të mirët
  76. Edhe Nuhit kur na u lut, më përpara, iu përgjigjëm dhe atë me familjen e tij e shpëtuam nga mjerimi i madh
  77. Dhe i ndihmuam kundër njerëzve të cilët i konsideronin argumentet tona të pavërteta. Ata ishin njerëz të këqij, prandaj të gjithë i mbytëm në ujë
  78. Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me arën që e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre
  79. Dhe ia sqaruam (e bëmë) që Sulejmani ta kuptonte atë dhe të dyve u kemi dhënë dije e urtësi. Kurse malet edhe zogjtë ia nënshtruam që me Davudin të madhërojnë (All-llahun), Ne e bëmë këtë
  80. Dhe e mësuam të bëjë parzma hekuri për ju që t’ju mbrojë në luftë me armikun, - po a jeni mirënjohës
  81. Kurse Sulejmanit ia bëmë erën që si rërfëllazë të fryejë sipas urdhërit të tij kah toka që e kemi bekuar; Ne shumë mirë i dimë të gjitha
  82. Edhe nga djajt kishte që zhyteshin për të dhe bënin punë të tjera, ndërsa Ne i kemi mbrojtur
  83. Edhe Ejubit, kur e thirri në ndihmë Zotin e vet: “Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!”
  84. Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte dhe i dhamë fëmijë dhe familje nga mëshira jonë, që të jetë mësim për adhuruesit
  85. Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; të gjitëh ishin durimtarë
  86. Edhe i shtiem në mëshirën tonë, ata me të vërtetë ishin të mirë
  87. Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemëruar dhe mendoi se atij nuk kemi ç’ti bëjmë – po pastaj në errësirë këlthiti (nga frika): “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam kriminel”
  88. Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e shtrëngonte. Kështu ne i shpëtojmë besimtarët
  89. Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosmë lë të vetmuar, e ti je trashëgimtari më i mirë!”
  90. Iu përgjigjëm edhe atij dhe ia falëm Jahjan dhe bashkëshorte të mirë. Ata bënin gara që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë dhe frikë, dhe ndaj nesh kanë qenë të përulur
  91. Edhe asaj që ka ruajtur virgjërinë e vet, te ajo kemi shtënë nga jeta jonë dhe atë me djalin e saj ua bëmë argument botës
  92. Kjo feja e juaj është fe e vetme (e drejtë), kurse unë jam Zoti juaj, prandaj vetëm mua të më adhuroni
  93. Edhe ata ndërmjet veti janë përçarë, por të gjithë te Ne do të kthehen
  94. Kush bënë vepra të mira dhe është besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shpërblyer. Atij ne ia shënojmë
  95. Por është e pamundur që banorët e ndonjë vendbanimi që ne e kemi zhdukur të mos kthehen
  96. Derisa të lirohen Jexhuxhët e Maxhuxhët të vërshojnë nga çdo humnerë
  97. dhe të afrohet premtimi i sigurt, atëherë shikimet e mosbesimtarëve do të shtangen. “Të mjerët ne, ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj, edhe kështu kemi qenë të padrejtë!”
  98. Edhe ju, edhe ata të cilëve u luteni, përveç All-llahut, do të jeni lëndë djegëse në xhehennem, aty me siguri do të hyni
  99. Të ishin ata zotër, nuk do të futeshin aty dhe përgjithmonë të mbesin të gjithë aty
  100. Aty do të përpëliten dhe aty nuk do të dëgjojnë asgjë ata
  101. E ata të cilëve u ka prirë mirësia jonë, ata do të jenë larg këtij (mundimi)
  102. Nuk do të dëgjojnë shushurimën e tij dhe përgjithmonë do të kënaqen me atë që u dëshirojnë shpirtërat
  103. Nuk do t’i shqetësojë as tmerri më i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo është dita e juaj që u është premtuar juve!”
  104. Atë Ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës. Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë
  105. Ne në Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se tokën do ta trashëgojnë robërit e mi të mirë
  106. Në këtë, vërtetë, ka mësim për njerëzit e devotshëm
  107. Kurse ty të kemi dërguar vetëm nga mëshira ndaj botërave
  108. Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti juaj është Një Zot, e ju a jeni muslimanë?”
  109. Por nëse ata bishtërojnë ti thuaj: “Unë, ju të gjithëve, pa përjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a është afër apo larg ajo që u premtohet
  110. Ai i di fjalët e folura me zë, por e di edhe atë çka e fshihni
  111. Kurse unë nuk e di, mos është ajo sprovë për ju, dhe afrim i kënaqësive deri në njëfarë kohe”
  112. “Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar!” – tha ai. Dhe Zoti ynë është i mëshirshëm, nga i cili dueht kërkuar ndihmë kundër asaj që e shfaqni ju