19.Mary
- Kaf Ha Ja A’jn Sad
- Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait
- Kur e luti Zotin e vet me lutje të fshehtë
- I tha: “O Zoti im, eshtrat më janë shkatërruar e kryet më është thinjur, por kurrnjëherë kur të jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qenë i pafat
- Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronjë, prandaj më fal një trashëgimtar
- Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im të mirëpritur”
- “O Zekerijja, po të përgëzojmë me një djalë, i cili do të quhet Jahja. Askujt më përpara nuk dëshëm t’ia lëmë këtë emër”
- “O Zoti im, - tha ai, - si do të kem unë djalë kur gruan e kam shterpë, por edhe unë jam shumë i moshuar?!”
- “Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, edhe ty të kam pas krijuar më parë kur nuk ke qenë kurrgë”
- “O Zoti im, - tha, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote do të jet ajo se ti nuk do të flasish tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë”
- dhe doli nga tempulli para popullit të vet dhe ua bëri me shenjë ta lavdërojnë All-llahun në mëngjes dhe në mbrëmje
- O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhamë urtësi qysh kur ishte si fëmij
- Butësi dhe sinqeritet dhe ishte i çiltër
- Edhe ndaj prindërve të vet ishte i mirë, nuk ka qenë i ashpër dhe i pasjellshëm
- Dhe paqa qoftë me të në atë ditë kur u lind edhe kur do të vdesë, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri
- Dhe përmende Merjemen në Libër, kur u shmang nga shtëpiarët e vet në anën lindore
- Dhe u fsheh prej tyre, por Ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur
- “Unë mbështetem te i Gjithmëshirshmi prej teje, - tha ajo, - nëse i frkësohesh atij”
- “E unë jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tënd, të të dhurojë një djalosh intelegjent”
- “Si do të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unë kam qenë e shfrenuar”
- “Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, dhe ta bëjmë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana jonë. Kjo është punë e kryer”
- Ajo, pra mbeti me barrë dhe u shmang në një vend të largët
- Dhe dhembjet e lindjes e shtrënguan të shkojë te një trup hurme. “Ku ta kisha atë fat, - tha ajo, - e të kisha vdekur qysh moti dhe të isha harrua krejtësisht!”
- Dhe ai (engjulli) më poshtë se ajo: e thirri” Mos u pikëllo, Zoti yt ka bërë që nën ty të rrjedh një prrockë
- Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurme të freskëta
- Andaj ha, pi dhe qetësohu! E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kamë dhënë besë të Gjithmëshirshmit se do të agjëroj (hesht) dhe sot me asnjë nuk po flas”
- dhe e solli atë te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thanë, - ke bërë një punë të urrejtur
- Ori ti, motra e Harunit, babanë nuk e ke pasur të mbrapsht e as nëna jote nuk ka qenë e shfrenuar”
- Por ajo ua tregoi atë me shenjë. “Si të flasim me fëmijë në djep – i thanë ata”
- Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet
- Dhe më ka bërë të bekuar dhe më ka porositur që sa të jem gjallë të kryej faljen kudo qoftë dhe të japë zeqatin
- Edhe të jem i mirë ndaj nënës sime, e nuk do të më lejojë të jem i ashpër dhe i pasjellshëm
- Paqa e shpëtimi janë me mua ditën kur kam le dhe diëtn kur do të vdes, por edhe atë ditë kur do të ringjallëm rishtas”
- Ai është Isa, i biri i Merjemes – fjalë e vërtetë në të cilën ata dyshojnë
- Nuk i ka mbetur All-llahut të ketë fëmijë, qoftë lartësuar Ai! Kur vendos për ndonjë punë Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu”! dhe ajo bëhet
- All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone Atë! Kjo është rrugë e drejtë
- Dhe palët u konfrontuan ndërveti. Të mjerët ata që nuk besojnë në ditën e madhe e të dëshmuar
- Sa mirë do të dëgjojnë dhe sa mirë do të shohin atë Ditë, kur do të qëndrojnë para nesh! Por, mosbesimtarët sot haptazi kanë dështuar plotësisht
- Dhe tërhiqu vërejtjen për Ditën e mjerimeve kur të zbatohen urdhërat, e ata janë indiferentë dhe nuk besojnë
- Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të do t’i trashigojmë Ne dhe ata do të kthehen te ne
- Përmende, në Libër, Ibrahimin! Ai ka qenë shumë i sinqertë si profet
- Kur i tha babës së vet: “O babai im, pse e adhuron atë që as dëgjon, as sheh, e as që mundet të sjellë farë dobie
- O babai im, mua më shpallet dituri që nuk të ka ardhur ty, prandaj më paso mua, unë do të udhëzoj në rrugë të drejtë
- O babai im, mos adhuro djallin, djalli është me siguri i padëgjueshëm nda të Gjithmëshirshmit
- O babai im, kam frikë se po të godet ndonjë dënim nga i Gjithmëshirshmi dhe do të jesh shok i djallit”
- E ai i tha: “A i refuzon ti hyjnitë e mia o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë kam për të rrahur, përnjëmend, me gur, prandaj hiqmu syshë për një kohë të gjatë
- Qofsh në paqe, tha Ibrahimi. Do ta lus Zotin tim të të falë, sepse Ai është shumë i mirë ndaj meje
- Dhe do t’ju lërë juve dhe tërë ata që po i adhuroni, në vend të All-llahut, dhe do ta adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jem fatkeq në adhurimin e Zotit tim
- Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre të cilët e adhuronin, në vend të All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe të dy i kemi bërë profetë
- dhe i shpërblyem me mëshirën tonë dhe i bëmë të jenë të lavdëruar dhe të përmenden për të mirë
- dhe pëmende, në Libër, Musanë! Ai ka qenë i sinqertë dhe ishte profet, ferrëfyes
- Dhe ne e thirrëm nga ana e djathtë e Turit dhe e sollëm afër shpëtimit
- Dhe ia dhamë, me mëshirën tonë, vëllaun e vet Harunin si profet
- Dhe përmende, në Libër, Ismailin! Ai ka qenë i sinqertë në premtim dhe ishte profet ferrëfyes
- Dhe e urdhëronte familjen e vet të kryejnë namazin, të japin zeqatin dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij
- Dhe përmende, në Libër, Idrisin! Ai ishte shumë i sinqertë si profet
- Dhe ne e kemi ngritur në pozitë të lartë
- Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka mbuluar me mëshirë të vet, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi përudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin
- Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do ta pësojnë
- Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejtë, ata do të hyjnë në xhennet
- Në kopshte të Adënit, të cilët i mëshirshmi fshehurazi ua ka premtuar robërve të vet. Premtimi i tij, me siguri, do të realizohet
- Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm “Paqe!” dhe aty do të furnizohen në mëngjes dhe mbrëmje
- Atë xhenet do ta trashëgojnë, nga robërit tanë, kush ruhet nga mëkatet
- “Ne kemi hyrë në xhennet vetëm me leje të Zotit tënd, Ai është sundues i çdo sendi, Ai e di të tashmen tonë dhe të kaluarën tonë dhe çka ka ndërmjet atyre” – thonë ata. Zoti yt nuk harron
- Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka është ndërmjet tyre, prandaj, vetëm Atë adhuro dhe vazhdo me këtë! A e di, a ka ndokush emrin e Tij
- Njeriu thotë: “A përnjëmend kur të vdes do të ringjallem?”
- A nuk kujtohet njeriu se e kemi krijuar, në nismë kur ai nuk ishte kurrgjë
- Dhe pasha Zotin tënd, Ne do t’i mbledhim edhe ata edhe djajtë, pastaj do t’i shpiejmë patjetër të gjunëzohen përreth xhehenemit
- E pastaj nga secili grup do t’i ndajmë ata, të cilët kanë qenë më brutalë ndaj të mëshirshmit
- Ngase Ne i dimë mirë ata të cilët e kanë merituar më së forti të digjen në të
- Dhe secili prej jush do të arrijë aty! Zoti yt me siguri ashtu është besatuar
- Pastaj, ata të cilët janë shmangur prej mëkateve do t’i shpëtojmë, kurse mizorët do t’i lëmë që të zvarrisen aty gjunjazi
- Sepse, kur u janë lexuar ajetet tona të qarta, atëherë ata që nuk besonin u thonin atyre që besonin: “Cili nga këto dy grupe është në pozitë më të mirë dhe kush ka shoqëri më të mirë?”
- Po sa e sa i kemi shfarosur përpara tyre, të cilët me pasuri dhe dukje të nxisnin kurreshtje
- Thuaj: “Kush është në humbje, i Gjithmëshirshmi i dhëntë jetë të gjatë!” Derisa të atillët e përjetojnë atë çka u është premtuar, qoftë dënimi, qoftë dita e kijametit, me siguri do të marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe ushtri më të dobët
- dhe All-llahu ua rritë udhëzimin atyre të cilët janë në rrugë të drejtë. Kurse veprat e mira të vazhdueshme – nga Zoti yt do të jenë të shpërblyera më mirë dhe më bukur të kompensuara
- A e ke parë atë i cili ka përgënjeshtruar argumentet tona dhe ka thënë: “Gjithsesi do të më jepet pasuri dhe fëmijë!”
- Ai ose është thelluar në fshehtësi ose ka marrë premtimin nga i Gjithmëshirshmi
- Po si jo! Ne do ta shënojmë se çka po flet dhe vuajtjen do t’ia zgjasim shumë
- Dhe ne e trashëgojmë edhe atë çka thotë, dhe do të na vijë i vetmuar
- Ata marrin, në vend të All-llahut, do farë hyjnish, të cilat duhet të jenë ndërmjetësues të tyre
- Po si jo! Ata do të mohojnë adhurimin e atyre dhe do të jenë kundërshtarë të atyre
- A nuk e sheh se ne ua kemi lëshuar mosbesimtarëve djajtë që t’i shpiejnë sa më shumë në vepra të këqia
- Prandaj, mos shpejto kundër tyre! Atyre Ne ua numërojmë ditët si duhet
- Atë ditë kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithmëshirshmi si të deleguar
- Kurse mëkatarët do t’i shpiejmë në xhehennem sikur të eturit për ujë
- Askush nuk do të mundet të angazhohet, përveç atij, i cili ka pëlqimin e të Gjithmëshirshmit
- Kanë thënë: “I Gjithmëshirshmi ka fëmijë!”
- Ju, me të vërtetë, po flisni diçka të shëmtuar
- Nga ajo qiejt gati u coptuan dhe toka gati u shemb dhe malet gati ranë si gërmadha
- Që i përshkruajnë të Gjithmëshirshmit fëmijë
- Nuk i duhet të Gjithmëshirshmit të ketë fëmijë
- Prandaj, të gjithë ata, kush janë në qiej edhe në tokë, do t’i vijnë të Gjithmëshirshmit si robër
- Ai i ka parasysh të tërë dhe i ka numëruar me përpikëri
- Dhe të gjithë në ditën e kijametit do t’i vijnë një nga një
- Atyre të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati
- Ne atë, (Kur’anin) e kemi bërë të lehtë, në gjuhën tënde, për t’i përgëzuar me këtë të devotshmit dhe t’i qortosh ata që janë kokëfortë dhe mohojnë
- Sa e sa brezni para tyre i kemi zhdukur! A e sheh dikë prej tyre dhe a dëgjon ndonjë zë sado të vogël të tyre