18.The Cave
- Falënderimi qoftë për All-llahun i cili i shpalli Librin robit të vet, dhe nuk e ka bërë të shtrembëruar
- Të drejtë e stabil, që të tërheq vërejtjen për dënim të rëndë nga ana e tij, kurse besimtarët të cilët bëjnë vepra të mira, t’i përgëzojë se i pret dhuratë e bukur
- Ku do të kënaqen përgjithmonë
- Dhe t’i qortojë ata që thonë se All-llahu ka fëmijë
- Ata nuk dinë asgjë për këtë, e as baballarët e tyre. Sa fjalë e madhe po del nga gojët e tyre! Nuk flasin gjë tjetër përveç të pavërtetës
- Epo, ti mos do të pëlcasish nga brengosja, nëse ata nuk i besojnë kësaj fjale
- Gjithë çka ka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra mëtë mira
- Dhe Ne do ta bëjmë edhe atë çka gjendet aty, të zhveshur
- A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla
- Kur djelmoshat u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na dhuro mëshirën tënde dhe afrona në këtë veprim tonin në përudhje”
- Prandaj, ne ua mbyllëm veshët (i vumënë gjumë të gjatë) në shpellë për shumë vite
- Pastaj i zgjuam për të mësuar cili nga dy grupet do ta vlerësojë më mirë sa kohë
- Ty po ta rrëfejmë historinë e tyre besnikërisht. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe më tepër bindjen
- I patëm forcuar zemrat e tyre kur u ngritën dhe i thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve dhe i tokës, ne nuk i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Atij, sepse atëherë do të flisnim gjepura
- Ky populli ynë në vend të Atij, ka pranuar zot tjetër, përse nuk u solli argument të qartë atyre. A ka më kriminel se ai i cili shpif të pavërteta për All-llahun?”
- Kur i patët lënën ata edhe ato, të cilëve u falen ata, në vend të All-llahut, strehonu pra në shpellë. Zoti juaj do t’iu mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’iu përgatisë atë çka është e dobishme për ju
- Dhe ke mund ta shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon, i kalon kah ana e majtë, ndërsa ata kanë qëndruar në mjedis të saj. Ai është nga argumentet e All-llahut! Atë që e përudhë All-llahu, ai është i përudhur, e cilin e lë në humbje, ti nuk mund t’i gjeshë mbrojtës që dirigjon
- Dhe do të mendojë se janë të zgjuar, por ata janë në gjumë dhe ne i rrotullojmë në të djathtë dhe në atë të majtë, ndërsa qeni i tyre qëndronte i shtrirë, si në pritë me këmbët e para të shtrira përpara. Sikur t’i kishe parë do të kishe ikur prej tyre e do të kish kapluar frika
- Dhe ashtu ne i zgjuam që ta pyesin njëri-tjetrin: “Sa keni ndejur këtu?” pyeti njëri prej tyre. – “Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës”, u përgjigjën. Zoti juaj e di më së miri sa keni ndejur, thanë, por dërgone njërin nga ju me këta metelikë tuaj deri në qytet, e le të shoh ku është ushqimi më i pastër dhe prej aty le t’iu sjellë ushqim dhe le të ketë mirësinë, dhe kurrsesi le të mos i flas askujt për ju
- Sepse, nëse ata marrin vesh për ju, do të ju vrasin me gur ose me dhunë do të ju kthejnë në fenë e tyre; e atëherë kurrë nuk do të shpëtoni
- Ne, gjithashtu, bëmë që ata të marrin vesh për këta, për të marrë vesh se premtimi i All-llahut është i vërtetë dhe se për momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndërmjet veti për ta, dhe thonin: “Ndërtonu atyre përpara një ndërtesë, Zoti i tyre i di më së miri ata”. E pastaj ata, fjala e të cilëve ishte më me ndikim, thanë: “Do të ëjmë në hyrje të saj një xhami!”
- Disa do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre” e disa do të thonë: “Kanë qenë pesë, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u përzie kështu në fshehtësi; kurse disa do të thonë: “Kanë qenë shtatë, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre, pak kush e di këtë. Prandaj, mos polemizo për këto, përveç se sipërfaqësisht, dhe mos pyet për këtë askë prej tyre”
- Dhe kurrsesi, përçkado qoftë mos thuaj: “Do ta bëjë këtë nesër!”
- E të mos shtosh, “Nëse do All-llahu!” Dhe kur të harrosh, përkujtoje Zotin tënd dhe thuaj: “Zoti im do të më udhëzojë kah ajo që është më mirë dhe më e dobishme nga kjo”
- E ata kanë mbetur në shpellën e vet treqind e nëntë vjet
- Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takojnë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Sa mirë i sheh Ai dhe i dëgjon të gjitha! Ata nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij, dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë bashkëpunëtor për vendimet e veta
- Lexo nga Libri i Zotit tënd atë çka të shpallet. Askush nukmundet t’i zëvendësojë fjalët e Tij, e as ti, nk do të gjesh strehim tjetër përveç se tek Ai
- Jij vendosmërisht në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos hiq sytë tuaj prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote, dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar
- Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj, kush të dojë – le të besojë, kush të dojë le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur përmosbesimtarët një zjarr, tymi i të cilit do t’i përfshijë nga të gjitha anët; nëse luten për ndihmë do t’u jepet ndihmë me një farë uji sikur lënd rrëshire që ua djeg fytyrën. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshëm që është
- Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne me të vërtetë nuk lejojmë t’i shkatërrohet shpërblimi atij që bënë vepra të mira
- Ata i presin, pa dyshim, kopshte të Adënit ku do të rrjedhin lumenj, aty do të stolisen me rradhë të artë dore dhe do të vishen me rrobe të gjelbërta nga mëndafshi i llojllojshëm, mbështetur në kanape. Sa vendbanim dhe shpërblim i bukur është
- Dhe sillu si atë shembullin e dy njerëzve, njërit prej të cilëve i dhamë dy kopshte të mbjellur me hardhi dhe të veshura me lisa e ndërmjet tyre bëmë ara
- Të dy kopshtet dhanë frutin e vet, kurrfarë dëmi nuk iu bë dhe përmes tyre shpiem një lum
- Ai kishte edhe tjetër pasuri. Dhe i tha shokut të vet, derisa po bisedonte me të, “Kam më shumë pasuri se ti, a edhe fis më të fortë!”
- Dhe hyri në kopshtin e vet, i rrëmbyer nga mendjemadhësia, duke thënë: “Nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë”
- dhe nuk ma merr mendja se ka për të ardhur ndonjëherë dita e kijametit, por edhe nëse kthehem te Zoti, me siguri për kompensim do të gjejë diçka më mirë se kjo”
- shoku i tij, deri sa po flisnin, i tha: “A e mohon atë i cili të ka krijuar nga dheu, e pastaj nga pika e farës, e më në fund të bëri njeri të plotë?”
- Sa për mua, Ai është All-llahu, Zoti im dhe unë nuk i bëj shok askë Zotit tim
- E pse nuk the, kur hyre në kopshtin tënd, “MashAll-llah”! Nuk ka forcë përveç asaj të All-llahut? Nëse më shikon mua, unë kam më pak pasuri dhe fëmijë
- Por – Zoti im, ndoshta më jep kopsht më të mirë se yti, e në atë (tëndin) të dërgojë rrëmujë nga qielli, e të gëdhijë krejt rrafsh, pa asgjë
- Ose t’i thahet uji e të mos mundesh ta lypish kurrë
- Dhe u shkatërruan frutet e tij dhe ai filloi t’i thyej duart duke rënkuar se ç’kishte shpenzuar në të – dhe hardhia ishte shtruar për drunj të vet – dhe thoshte: “Ku është ai fat të mos i kisha bërë shok Zotit tim”
- Dhe nuk pati kush t’i ndihmojë, përveç All-llahut; dhe nuk ishte aspak fitimtar
- Aty mund t’i ndihmojë vetëm All-llahu, i vërteti, Ai jep shpërblimin më të mirë dhe çdo send e përfundon si është më mirë
- Sillja si shembull jetën e kësaj bote që është sikur uji që e lëshojmë ne nga qielli, me të cilin ushqehen bimët në tokë, e përsëri thahet e teret dhe e derdhin erërat. E All-llahu ka mundësi për çdo send
- Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira të vazhdueshme janë më të mira si shpërblim nga Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë
- Kurse atë ditë kur t’i lëvizim malet, dhe të shohësh tokën e zhveshur, e ata do t’i kemi tubuar, askë prej tyre nuk e kemi lënë anash
- Para Zotit tënd do të ekspozohen të radhitur. “Na keni ardhur ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, kurse ju keni deklaruar se nuk do t’ua caktojmë ditën e ringjalljes”
- Edhe libri u hapet dhe do të shohësh mëkatarët të frikësuar për shkak të asaj që gjenden në të. Dhe do të thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër? Nuk i ka shpëtuar as mëkati i madh as mëkati i vogël, të tëra janë evidentuar”, dhe do ta gjejnë të shkruar atë çka e kanë bërë. Zoti yt askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi
- Dhe kur u thamë engjujve “Përuluni Ademit!” Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit, ai ishte nga xhindët, andaj i ra ndesh urdhërit të Zotit të vet. Po ju atë dhe kotillën e tij, duke qenë Unë, do ta merrni si mik e ata janë armiq tuaja? Çfarë këmbimi i keq është për mosbesimtarët
- Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës e as për krijimin e vet atyre dhe nuk kam pasur nevojë për mbëshytetje në mbrapshtanë
- Dhe në ditën kur Ai u thotë: “Thirrni ata për të cilët keni pas deklaruar se janë bashkëpunëtorët e mij!”, dhe ata i thirrën, por ata nuk iu përgjigjën sepse Ne ua shkatërruam lidhjet ndërmjet veti
- Dhe mëkatarët e shohin zjarrin dhe do të binden se kanë për të rënë në te, dhe prej aty nuk kanë shpërblim
- Në këtë Kur’an ne ua sqarojmë në mënyrë të ndryshme njerëzve shembujt e llojllojshëm, porse njeriu, për shumë sende, kundërvihet
- Ndërsa, njerëzit, kur u vjen udhëzimi, nuk i pengon tjetër send nga besimi dhe që nga Zoti i tyre të kërkojnë falje, përveçse ajo që ata presin fatin e popujve të lashtë ose t’i godasë dënimi në sy të tërë botës
- Ne nuk i dërgojmë profetët për tjetër send, përveç se si përgëzues dhe qortues. Ndërsa mosbesimtarët polemizojnë, duke u shërbyer me të pavërteta, për ta mposhtur me të, të vërtetën, dhe tallen me argumentet e mia dhe qortimet e mia
- Po a ka më kriminel se ai, i cili, kur i tërhiqet vërejtja me argumente të Zotit të vet, ia kthen shpinën dhe harron atë çka e ka bërë vetë? Ne në zemrat e tyre vejmë perde që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), dhe i bëjmë të shurdhër. Dhe nëse ti i thërret në rrugë të drejtë, ata kurrë nuk do të nisen rrugës së drejtë
- Zoti yt fal shumë dhe ka shumë mëshirë. Sikur Ai t’i dënonte për atë çka e meritojnë, do t’ua shpejtonte dënimin. Por, ata i pret momenti i caktuar, prej të cilit nuk kanë ku të shtrehohen
- Kurse ato fshatra që i kemi shkatërruar për shkak se kanë bërë krime dhe e kemi caktuar afatin për shkatërrimin e tyre
- Dhe kur i tha Musa djaloshit të vet: “Do të shkoj deri sa të arij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec
- Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhet të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det
- Po kur u largua, (Musa) i tha djaloshit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin sepse, nga kjo rrugë e jona jemi lodhur
- A e sheh? i tha ky. Kur u patëm ndalur në atë breg e unë e harrova peshkun, këtë s’e ka bërë tjetër kush përpos vetë djallit, që ta përmendi atë. Ai pa tjetër do të jetë zhytur në det, për çudi
- Tha: “Kjo është ajo që na duhet”, dhe u kthyen të dy rrugës prej nga kishin ardhur
- Dhe e gjetën një njeri nga robërit tanë, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana jonë dhe i mësuam atë që e dimë vetëm Ne
- “A mundem të të bëj shoqëri?” – i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti”
- “Ti me siguri nuk do të mund të durosh me mua”, i tha ai
- “Si do të durosh atë për çka nuk je i informuar?”
- “Ke me parë se do të jem, në dashtë All-llahu, i durueshëm, - i tha, - dhe nuk do të kundërshtoj për asgjë”
- “Po nëse më bën shoqëri, pra, tha ai, atëherë të mos më pyesish për kurrgjë derisa unë vetë të rrëfej për atë”
- Dhe ata dy u nisën, mirëpo kur hipën në anije, ai e zhbiroi atë. “A e zhbirove t’i mbysish ata që po lundrojnë me të? Ke bërë, njëmend, diçka për çudi!”
- “A nuk të thash unë – iu drejtua ai – se për njëmend nuk mund të durosh të ecësh me mua?”
- “Mos merr masa kundër meje për këtë që harrova, - tha, - dhe mos më bën pengesë në këtë punë timen!”
- dhe ata të dy vazhduan. Kur e takuan një djalosh, ky atë e mbyti, e (Musa), i tha: “A e mbyte këtë djalë të pafajshëm më kot? Përnjëmend ke bërë diçka shumë të keqe”
- “A nuk të thash unë ty –i tha ai, - se ti njëmend nuk mundesh të durosh me mua?”
- “Nëse të pyes edhe pas kësaj për diçka, i tha ky, atëherë mos u shoqëro me mua. Qe, pranoma arsyetimin”
- Dhe të dy shkuan deri kur hasën në disa fshatarë dhe i lutën banorët e këtij fshati që t’u japin ushqim, por ata refuzuan t’i pranojnë si musafirë. Aty gjetën një mur i cili ishte gati të rrëzohet, por ai e rindërtoi. Sikur të doje – i tha – (Musa) pate me marrë shpërblim për këtë
- “Tash unë dhe ti po ndahemi! –tha ai – por të ta sqaroj përse nuk munde të më durosh
- Sa i përket asaj anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve që punojnë në det, dhe unë atë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre ishte një mbret i cili grabiste çdo anije të re
- Sa i përket atij djaloshit, prindërit e tij janë besimtarë, prandaj kishim frikë mos me dhunë po i kthen në mosbesim
- Dhe ne dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të tij, t’u japë një më të mirë dhe më afër mëshirës
- E sa i përket këtij muri, ai është i dy fëmijëve bonjakë nga qyteti, e nën të është thesari i atyre të dyve. Babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiron, nga mëshira e vet, që ata të rriten dhe ta nxjerrin pasurinë vet. Të tëra këto nuk ka kam bërë sipas mendjes sime. Ja, ky është shpjegimi për mosdurimin tënd!”
- Dhe të pyesin për Dhulkarnejnin, thuaj: “Për këtë do t’iu rrëfej disa lajme”
- ne e kemi vendosur atë në tokë dhe i kemi dhënë shkase për çdo send
- Dhe ai i shfrytëzoi këto
- Derisa ariti në vendin ku perëndon dielli, kur iu duk se po perëndon në një burim të turbullt dhe aty gjeti një popull. O Dhulkarnejn, - i thamë Ne, - ose do t’i dënosh ose do të sillesh mirë me ata?”
- “Ai që bën krim – tha – do ta dënojmë, e pastaj do t’i këthehet Zotit të vet, andaj edhe ai do ta dënojë me dënim të rëndë
- Kurse ai i cili beson dhe bën vepra të mira – ka shpërblimin e mirësisë, dhe atij do t’i afrojmë lehtësi”
- Dhe ai prapë shkoi
- Derisa arriti atje ku lind dielli, dhe e pa se po lindte te një popull, të cilit ne nuk i kemi dhënë mundësi të mbulohet prej tij (diellit)
- dhe ai u soll me ata ashtu siç u pat sjellë me ata përpara
- Dhe ai prapë vazhdoi
- Derisa arriti ndërmjet dy pendave, e ndërmjet atyre gjeti një popull, i cili gati nuk kuptonte asnjë fjalë
- “O Dhulkarnejn – i thanë ata, - Jexhuxh e maxhuxhët bëjnë turbullira në tokë, prandaj a po ngreh një mur ndërmjet nesh dhe atyre, apo, do të të shpërblejmë?”
- “Më mirë është ajo çka më ka dhënë Zoti im – tha ai. Por, ju ndihmomëni mua sa më tepër, që të bëj një mur ndërmjet jush dhe atyre
- Më sillni copa të hekurit! Dhe kur ai i nivelizoi dy anët e malit u tha: “Ndizni”, dhe kur ia bënë zjarrin tha: “Më sillni bakër të shkrirë ta lyej!”
- Dhe ata nuk mundën as t’i afrohen e lëre më ta kapërcejnë
- “Kjo është mëshirë e Zotit tim, - tha ai, - dhe kur erdhi premtimi i Zotit tim, do ta rrafshojë me tokë, premtimi i Zotit tim është i vërtetë”
- Dhe atëherë do t’i lëshojmë që ata sikur valët të përzihen njëri me tjetrin. Dhe do t’i fryhet surit dhe të gjithë ata do t’i tubojmë
- Dhe atëherë do t’ua shfaqim haptazi mosbesimtarëve xhehennemin
- Atyre, sytë e të cilëve kanë qenë të mbuluar me perde, të mendojnë për argumentet e mia, dhe që nuk kanë mund të dëgjojnë asgjë
- A mendojnë mosbesimtarët se munden të marrin për zotër, në vend timin, robërit e mi? ne u kemi përgatitur, me siguri, mosbesimtarëve xhehennemin si vendbanim
- Thuaj: “A t’iu tregojmë se veprat e kujt janë të shkatërruara
- Mundim i kujt është i dështuar, në këtë botë e ata mendojnë se është mirë ajo se çka punojnë
- Këta janë, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Zotit të vet dhe se do të dalin para Tij, prandaj mundi i tyre do të jetë i kotë dhe në ditën e kijametit nuk do t’u japim kurrfarë rëndësie
- Ata janë shpërblim i të cilëve, për shkak të mosbesimit, është xhehennemi, deh janë tallur me argumentet dhe me profetët e mij”
- Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendbanim do të kenë parajsën Firdevs
- Aty do të qëndrojnë përgjithmonë dhe nuk lypin ta ndërrojnë me asgjë tjetër
- Thuaj: “Edhe sikur deti të ishte ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, më parë do të shterrej deti se sa fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnim edhe një det tjetër sikur ai”
- Thuaj: “Unë jam një njeri sikur ju, që po më shpallet se Zoti juaj është – Një Zot. Kush mban shpresë në takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira, pa i bërë në adhurim asnjë shok Zotit të vet!”